Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës sjellin një dy luftim mes dy ish-ave të FC Shkupit

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovësu hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës. Goglat vendosën që në këtë fazë të takohen Ferizaji dhe Ferronikeli. Rikujtojmë pjesë e Ferizajit është ish futbollisti i FC Shkupit, Bunjamin Asani, teksa pjesë e skuadrës së Ferronikelit është ish strategu i skuadrës ‘bardhekaltër’ nga Çairi Zekirja Ramadani. Mbetet të shihet se cili prej tyre do të dalë fitues, edhe pse skuadra nga Drenasi është favorit ndaj skuadrës së Asanit, bazuar edhe në kualitetin që kanë këto dy skuadra.

Fituesja e edicionit të kaluar, Prishtina në çerekfinale do të përballet me Trepçën’89 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa finalisti tjetër i edicionit të kaluar, Vëllaznimi do të luajë në shtëpi kundër Dritës, aty ku rolin e ndihmës trajnerit e luan një tjetër ish trajner i FC Shkupit, Ardian Nuhiu.

Skuadra më me fat e këtij rrethi ishte Ballkani i Borçe Manevskit, që për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Ligës së Parë, Kikën.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2019-të.

NDESHJET ÇEREKFINALE
Ferizaj – Feronikeli
Prishtina – Trepça’89
Kika – Ballkani
Vëllaznimi – Drita

Leave a Reply