Vjen largimi i parë nga rradhët e Rabotniçkit

Tashmë kur të gjitha skuadrat janë në pushim, pritet të ketë edhe lëvizje të futbollistëve, të cilët me siguri se kërkojnë rastin e tyre, që ndoshta edhe nuk iu është dhënë, apo edhe sfida të reja gjatë karrirerës së tyre.

Një ndër futbollistët që me siguri do të kërkojë një sfidë të re, është edhe Dean Mitrev, i cili vendosi të ndërprese bashkëpunimin me Rabotniçkin.

Mbrojtësi 30-vjeçar pjesë e Rabotniçkit ishte që nga vera e vitit 2016-të, kur erdhi nga rradhët e Bregallnicës së Shtipit, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Horizont Turnovën.

Mitrev gjatë stinorit vjeshtorë me Rabotniçkin u paraqit në 14 ndeshje kampionale, ndërsa gjithashtu regjistroi edhe dy paraqitje në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Liga Europa.

Ndryshe me Rabotniçkin, Dean Mitrev numëron plotë 76 ndeshje, ndërsa më së shumti paraqitje ka regjistruar me Horizont Turnovën, plotë 106, duke realizuar edhe 4 gola.

Leave a Reply