Tragjike, dy fansa të Boka Xhuniors rrahin për vdekje tifozin 21-vjeçar të River Plejt

Një lajm tragjik na vjen nga Argjentina. Kësaj rradhe rivaliteti i tifozëve të dy skuadrave më të njohura të këtij vendi, Boka Xhuniors dhe River Plejt ka tejkaluar kufijtë, duke psur parasysh se kishte si pasojë vdekjen e një tifozi 21-vjeçar.

Është tifozi i skuadrës së River Plejt ai që ka humbur jetën nga një përleshje me dy tifoz të Boka Xhuniors, dy vëllezër të cilët e kishin dhunuar për vdekje fansin e River Plejt, derisa ky i fundit po festonte titullin e fituar të skuadrës së tij të zemrës në kuadër të ‘Copa Libertadores’.

Dy vëllezërit pasi e kanë goditur me sende të forta viktimën, i kanë prerë dhe arterien kryesore, duke i shkaktuar vdekjen në pak minuta.

Kujtojmë që përballjet mes River Plejt dhe Boka Xhuniors njihen si një nga më të zjarrtat në botë, ndërsa edhe pse finalja e kthimit të ‘Copa Libertadores’ kësaj rradhe u zhvillua jashtë Argjentinës, në Spanjë, nuk i ka shmangur sërish incidentet në Argjentinë.

Riveri arriti që të fitonte trofeun, vetëm pas kohës shtesë, duke triumfuar në fund shifrat 3:1, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin e Boka Xhuniors ishte mbyllur me barazimin 2:2.

Leave a Reply