Bajerni rikthehet në identitet, veterani Gomez bënë që Shtutgarti të buzëqesh (VIDEO)

Bajerni i Munihut i’a ka treguar dhëmbët Hanoverit, duke e betonuar edhe më shumë në pozitën e fundit këtë skuadër, e cila sot para tifozëve të saj pësoi disfatë 0:4 përballë kampionëve në fuqi të Gjermanisë, njofton ‘infOSport.mk’.

Një paraqitje fantastike të Bajerni kishte Xhoshua Kimih, i cili hapi serinë e golave vetëm pas 64 sekondave lojë, ndërsa gjatë pjesës së dytë asistoi edhe në dy gola të tjerë të shënuar nga Serzh Gnabri (53’) dhe Robert Levandovski (62’). Ky i fundit u turpërua në minutat e fundit të takimit, kur nga afërsia i papenguar nga askush qëlloi vetëm rrjetën e jashtme, ndërsa në minutën e 29-të ndodhi momenti më i bukur i këtij takimi, kur Alaba realizoi golin e dytë për ‘bavarezët’ dhe më të bukurin të kësaj jave në Bundesligë.

(Golat e pjesës së parë nga ndeshja, Hanover – Bajern Munih)

Shtutgarti falë veteranit Mario Gomez me përmbysje mundi Hertën e Berlinit (2:1), ndërsa Borusia Menhengladbahu nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Hofenhajmit. Kësisoj Gladbahu vazhdon të mbajë pozitën e dytë në renditje me 30 pikë, po aq sa ka edhe Bajerni në pozitën e tretë, teksa Dortmundi me 36 pikë dhe një ndeshje më pak qëndron në krye të tabelës së klasfikimit. Ndeshjen e tyre të javës së 15-të, ‘milionerët’ do ta zhvillojnë me fillim në ora 18:30 kundër Verder Bremenit në Milot Rashicës.

Në dy ndeshjet tjera të ditës së sotme, Augsburgu dhe Shalke 04 barazuan 1:1, ndërkohë Fortuna Dyzeldorf falë ‘dopietës’ së turkut Kan Ajhan me rezultatin 2:0 mundi Frajburgun.

Leave a Reply