Higuain te Çelzi, ja çfarë thotë Gatuzo

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo ka folur lidhur me zërat për transferimin e sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuan tek Çelzi.

Mediet e huaja raportojnë se “Blutë” e Londrës janë të interesuar për sulmuesin argjentinas, por tekniku italian mendon se Higuain nuk do të largohet nga “San Siro”.

“Një sulmues si Higuain e mbajë fortë”, tha Gatuzo për mediet italiane.

Ai ka folur edhe për prurjet e reja tek “Rossonerët”, duke pohuar se skuadra e tij ka nevojë për një ose dy përforcime.

“Na duhen një ose dy goditje për të përforcuar grupin”, përfundoi Gatuzo.

Leave a Reply