Murinjo shumë shpejtë merr drejtimin e gjigandëve të Europës!

Qëndrimi i Hoze Murinjos jashtë botës së futbollit mund të zgjasë shumë shkurt. Trajneri portugez që u shkarkua nga Mançester Junajtedi, shumë shpejtë mund t’i rikthehet futbollit, duke u ulur në stolin e një skuadre të madhe.

Është Bajern Munihu që dëshiron të angazhojë trajnerin 50 vjeçar, për të zëvendësuar trajnerin aktual, Niko Kovaç.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Don Balon’, që shkruan se ‘bavarezët’ po përgatiten për ndryshime të mëdha në skuadër, duke filluar nga trajneri e deri të disa futbollistë.

Ndryshimet do të fillojnë me largimet e veteranëve Arjen Roben dhe Frank Riberi, për të vazhduar me Tomas Myller i cili është larg formës së mëparshme, pa harruar edhe Havi Martinez, Zherom Boateng dhe Mats Humles.

Transferimi i parë i Murinjos te Bajern Munihu mund të jetë Lukas Hernandez i Atleiko Madridit, për të cilin gjermanët do të paguanin deri 80 milionë euro.

Leave a Reply