Belica dhe Asani kampion vjeshtorë me Partizanin në Superligën shqiptare

Skuadra e trajnerit Skënder Gega, udhëheq i vetëm me 37 pikë në 18 ndeshje kampionatin shqiptarë pas dy fazave të para…

Egzon Belica dhe Jasir Asani janë shpallur kampion vjeshte me Partizanin e tyre në Superligën shqiptare, njofton ‘infOSport.mk’.

Luftëtari-Partizani (Përmbledhje)

Luftëtari-Partizani (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Неделя, 23 декември 2018 г.

Skuadra e trajnerit Skënder Gega, udhëheq i vetëm me 37 pikë në 18 ndeshje kampionatin shqiptarë pas dy fazave të para. Aty pranë ndodhet edhe Kukësi i Edis Maliqit dhe Valon Et’hemit, që me fitoren ndaj Kastriotit i ngushtoi diferencën në 3 pikë, duke i marrë vendin Teutës që e sheh veten në vendin e 3-të me 33 pikë.

Kukësi-Kastrioti (Përmbledhje)

Kukësi-Kastrioti (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Неделя, 23 декември 2018 г.

Muaji dhjetor ka rezultuar një “mallkim” për kampionët e Skënderbeut, që në 5 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 4 humbje dhe 1 barazim, duke zhgënjyer plotësisht. Skuadra e Orges Shehit e mbyll vitin në vendin e 4-të me pikë të barabarta me Laçin e vendit të pestë.

Në garë për një vend në Europë qëndron edhe skuadra e Flamurtarit të Artim Pollozhanit, Muhamed Useinit dhe Goran Siljanovskit.

Skuadra vlonjate stinorin vjeshtorë e mbylli në vendin e 6-të me 28 pikë, dy më pak se Skënderbeu dhe Laçi.

Për sa i përket “luftës” për mbijetesë, ajo me shumë gjasa do të zhvillohet mes 4 skuadrave, Tiranës, Luftëtarit, Kamzës dhe Kastriotit.

Tirana dhe Luftëtari me nga 17 pikë renditen në pozitat 7 dhe 8, ndërkohë në dy pozitat e fundit ndodhen Kamza me 15, gjegjësist Kastrioti me 10 pikë.

Leave a Reply