Markizio kishte një rikthim shumë emocional në ‘Alianc Stadium’

Ish mesfushori i Juventusit, Klaudio Markizio kishte një rikthim shumë emocional në ‘Alianc Stadium’. Mbrëmjen e së shtunës ai ishte prezent në ndeshjen që ‘biankonerët’ e zhvilluan dhe në fund e fituan minimalisht 1:0 ndaj Romës.

Para fillimit të ndeshjes ai zbriti brenda në fushë, ndërsa u duartrokit në mënyrë frenetike nga ana e tifozëve ‘bardhezi’, të cilët e bënë që ai të lëshojë disa lotë gjatë momentit që po ecte në barin e gjelbërt.

‘Ishte ky një moment shumë emocional për mua. Është diçka fantastike që të jem këtu pas gjithë atyre viteve që kam kaluar këtu, kam dhënë për këtë klub dhe kam marrë. Ju falemenderit të gjithëve’ – ka thënë Markizio.

Në tribunat e stadiumit në Torino në ndeshjen e mbrëmshme të kampionëve në fuqi, prezent ishte edhe ish trajneri i Juves, Antonio Konte.

Leave a Reply