Kontratë e re për Florian Kadriun, Renova po mendon edhe për 2-3 përforcime


Florian Kadriu do të vazhdojë të jetë pjesë e Renovës edhe për 6 muaj të tjera, njofton ‘infOSport.mk’. Futbollisti i krahut në pjesën ofenzive shumë shpejt arriti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e skuadrës tetovare, të cilët gjatë merkatos së janarit po mendojnë të përforcojnë skuadrën edhe me 2-3 futbollistë të ri.

‘Jemi duke punuar në prurjen e disa futbollistëve të ri. Një gjë e tillë mund të ndodh edhe para vitit të ri, mirëpo edhe pas. Mendojmë të transferojmë 2-3 futbollistë, edhe atë në mesfushë dhe ndonjë futbollist krahu në sulm. Sa u përket futbollistëve aktual, të gjithë do mbeten sërish me ne, përfshirë këtu edhe Florian Kadriun, me të cilin kemi vazhduar bashkëpunimin’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’, drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti.

Renova pjesën e parë të sezonit 2018/2019 e mbylli në pozitën e  7-të me 21 pikë, vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply