Barcelona më në fund bënë atë goditje të shumëpritur!?

Skuadra kampione në fuqi e Spanjës, Barcelona është shumë afër transferimit të holandezit, Frenkie De Jong nga rradhët e Ajaksit.

Një transferim i tillë nuk do të mund të realizohet që në merkaton e janarit, por me shumë gjasa i njëjti mund të realizohet gjatë afatit kalimtarë të verës, më saktësisht për sezonin 2019/2020. Megjithatë drejtuesit ‘katalunas’ po këmbëngulin për një marrëveshje mes klubeve që tani, pavarësisht intervalit kohor se kur  De Jong do të transferohej në ‘Kamp Nou’.

Madje thuhet se drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm për të blerë kartonin e 21-vjeçarit dhe ta lënë atë në formë huazimi te Ajaksi deri në fund të sezonit 2018/2019, ku skuadra nga Amsterdami po pretendon titullin e kampionit, duke qenë në një garë të ngushtë me PSV Ajndhovenin.

Ndryshe Barcelona për shërbimet e De Jong do të duhet të paguajë plotë 70 milion euro, një shifër kjo shumë e lartë, të cilën ‘katalunasit’ po mendojnë ta kalojnë më me lehtësi, duke i ofruar Ajaksit ndonjë nga futbollistët e saj.

Leave a Reply