Robinjo braktis Sivasporin, nënshkruan me liderët aktual të Bashakshehir

Futbollisti i njohur brazilian, Robson de Sousa, ndryshe i njohur si Robinjo ka vendosur të ndryshojë mjedis, mirëpo jo edhe kampionat.

Ish futbollisti i Milanit, Real Madridit dhe Mançester Sitit, ka braktisur rradhët e skuadrës së Sivaspor, duke vendosur që të nënshkruajë me liderët aktual të Bashakshehir.

Robinjo në Superligën turke erdhi gjatë sezonit të kaluar, ndërsa falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e Sivaspor, ai zgjoi interesimin e skuadrës së Bashakshehir, që sezonin e ardhshëm ka gjasa të luaj në Ligën e Kampionëve Europian.

Nga tabori i skuadrës nga Stambolli nuk shpalosën detaje rreth shumë së transferimit të Robinjos, i cili debutimin e tij me fanellën e Bashakshehir pritet ta bëjë me 20 janar në ndeshjen në transfertë kundër Trabzonsporit.

34-vjeçari Robinjo gjatë këtij gjysëmsezoni me fanellën e Sivaspor zhvilloi 16 ndeshje, duke realizuar 8 gola.  

Leave a Reply