Stojkoski përforcimi më i ri i Akademia Pandev

Kristijan Stojkoski, i cili së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te skuadra e Akademia Pandev. Stojkoski pjesë e skuadrës ‘bardhekaltër’ nga Çairi ishte nga vera e vitit 2017-të, ndërsa brenda kësaj periudhe ai me FC Shkupin zhvilloi gjithsej 52 ndeshje, duke realizuar edhe 11 gola.

Ai gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më standard të skuadrës nga Çairi, duke zhvilluar plotë 17 ndeshje, dhe duke realizuar 3 gola. Megjithatë një mosmarrëveshje me trajnerin Umit Karan, bëri që ai të lihet i lirë, edhe pse me ekipin shkupjan kishte kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2020.  

Para se të transferohej te FC Shkupi, Stojkoski kishte luajtur te Makedonija Gj.P, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellën e Teteksit.

Leave a Reply