Mkitarian nuk gjen hapësira te Junajtedi, mund ta marrë Interi në janar!

Interi mund të bëjë një super-përforcim në merkaton e janarit, duke sjellur në radhët e veta, futbollistin e Mançester Junajtedit, Henrik Mkitarian. Sipas “Dejli Star”, fantazisti nuk po gjen hapësirë te “djajtë e kuq” dhe në këto kushte kërkon një ballafaqim me trajnerin Mourinjo, për të kuptuar idetë e tij dhe mundësinë më pas që të shkëputet në merkaton e janarit.

Për momentin flitet vetëm për një thashethem të merkatos, që vjen nga Anglia. Spaleti, ndërkohë, nuk e ka fshehur nevojën për një element kualitativ në atë pozicion, që mund t’i shërbejë më shumë lojës së kapitenit Ikardit. E në fakt, Mkhitaryan mund të jetë njeriu i duhur për atë rol, që me një ofertë të mirë dhe shitjen e një mesfushori tjetër në janar mund të kthehet në një lëvizje reale.

Në 7 ndeshjet e fundit të Junajtedit, armeni nuk ka luajtur asnjë minutë në 6 prej tyre. Shumë pak për një futbollist që kërkon të jetë në qendër të projektit të një skuadre të madhe si “Djajtë e kuq”.

Leave a Reply