‘Dhelprat’ e nisën me këmbë të mbarë vitin 2019-të (VIDEO)

Skuadra e Lester Sitit e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2019-të, pasi në ndeshjen e parë të javës së 21-të në Premierligë, me rezultatin minimal 1:0 si mysafir mundi Evertonin, njofton ‘infOSport.mk’.

GOLIN E XHEJMI VARDI NDAJ EVERTONIT, NDIQENI KËTU.

Golin e vetëm për ‘dhelprat’ në këtë ndeshje e realizoi Xhejmi Vardi në minutën e 58-të. Në minutën e 80-të arbitri kryesor Martin Atkinson nuk dha një penalti të pastërt për mysafirët, edhe pse shumë qartë u vërejt prekja me dorë nga ana e futbollistit vendas, Kin në zonën e rreptësisë.

Mirëpo pavarësisht këtij vendimi të arbitrit, Lesteri arriti që të ruajë epërsinë deri në fund, ashtu që tashmë me këtë fitore, ata renditen në pozitën e 7-të me 31-të, ndërkohë Evertoni mbetet në pozitën e 10-të me 27 pikë.

Leave a Reply