Dalin në treg biletat për ndeshjen Shqipëri-Itali

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi të bërë në profilin zyrtar në “Facebook”ka njoftuar për daljen në treg të biletave për ndeshjen Shqipëri – Itali.

FSHF informon tifozët se mund t’i blejnë biletat te biletaria në stadiumin e Shkodrës, e cila do të qëndrojë e hapur prej ditës së sotme deri ditën e ndeshjes nga ora 17:00-19:00.

Sfida ndaj “Axurrëve” do të luhet më 9 tetor 2017 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, e vlefshme për botërorin “Rusi 2018”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply