Vjen edhe largimi i 8-të nga rradhët e Sileksit

Një revolucion i vërtetë po ndodh te Sileksi, skuadër kjo që gjatë ditës së sotme la të lirë edhe sulmuesin e krahut të majtë Aleksandar Panovski. Është ky futbollisti i 8-të që largohet në këtë afat kalimtarë të janarit, duke pasur parasysh se më parë skuadrën nga Kratova braktisën Filip Ristovski, Petar Ljamçevski, Dario Desniq, Dejan Veleski, Spasoje Stefanoviç si dhe dy vëllezërit Dimitar dhe Bllagojçe Ivanov.

Ndërkohë emra të rinj te skuadra nga Kratova deri në këto momente janë dy portierët Andreja Efremov dhe Stefan Istatov, si dhe futbollistët Viktor Serafimovski, Denis Ristov, Petar Ikiq dhe Adrian Çavoli.


LEXO GJITHASHTU: Revolucion te Sileksi, 6 transferime të reja dhe 6 largime


Ndryshe sa i përket Panovskit, ‘infOSport.mk’ mëson se 30-vjeçari nga Velesi në stinorin pranveror do të luaj për skuadrën mjaft ambicioze të Ligës së Dytë, Kit Go. Për Panovskin do të jetë ky klubi i tretë në karrierë, pas Sileksit dhe Borecit, nga e cila skuadër janarin e vitit të kaluar i ishte bashkuar skuadrës nga Kratova.

Me këtë të fundit gjatë stinorit vjeshtorë, Panovski zhvilloi 14 ndeshje, në 5 prej të cilave u inkuadrua si zëvendësues.

Leave a Reply