Alioski shënon sërish për Lids Junajted (VIDEO)

Ezgjan Alioski vazhdon me formën e tij të mirë me fanellën e Lids Junajtedit, njofton ‘infOSport.mk’. Futbollisti shqiptarë shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në disfatën 2:1 ndaj Stouk Sitit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 28-të në Championship. Alioski golin e tij të 5-të sezonal e realizoi në minutën e katërt shtesë të takimit, kur me të majtën e tij shënoi një gol mjaft të bukur, por që në fund vleu vetëm për statistikë.

Ndryshe golat për Stouk Sitin i realizuan Klukas (49’) dhe Xho Alen (88’), ndërsa vlen të ceket se për shkak dy kartonëve të verdhë Janson i Lids Junajtedit në minutën e 76-të u përjashtua nga loja.

Edhe përkundër kësaj disfate, Lids Junajtedi mbetet lider me 54 pikë, një më shumë se Noruiçi i vendit të dytë, teksa Stouk Siti me 38 pikë renditet në pozitën e 15-të.

Leave a Reply