Barcelona bënë një transferim që askush nuk e priste!

Barcelona ka bërë një transferim nën hije, që realisht nuk e priste askush. ‘Katalunasit’ kanë arritur akordin me Sasuolon për shërbimet e Kevin Prins Boateng, i cili në këtë mënyrë rikthehet në La Liga pas  17 muajve, kur për herë të fundit ishte pjesë e Las Palamas.

Sipas “Gianlucadimarzio”, ganezi do të kalojë në huazim te Barcelona për shumën e 2 milionë eurove, me të drejtë blerje në fund të sezonit nga ana e drejtuesve të Barcelonës, të cilët do të duhej të shtonin edhe 8 milionë euro të tjera.

Boateng këtë sezon me Sasuolon ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa numëron dhe dy ndeshje e një gol të shënuar në kupë. Ai është një lojtar që pëlqehej nga trajneri Valverde dhe mund të luajë disa role, si në mesfushë dhe në repartin e sulmit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadra të njohura si Milan, Borusia Dortmund, Shalke 04, Totenham, etj.

Leave a Reply