Futbollistët e Shkëndijës vendosën në Antalia të Turqisë

Antalia do të jetë baza e futbollistëve të Shkëndijës në dy javët e ardhshme. Ekspedita ‘kuqezi’ tashmë është vendosur në Antalia të Turqisë ku deri më 5 shkurt do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore.

Ata mëngjesin e sotëm udhëtuan drejt tokës turke ku në periudhën në vazhdim përveç seancave stërvitore do të zhvillojnë edhe 4 ndeshje kontrolluese.

Stafi teknik me në krye trajnerin Qatip Osmani në përbërje ka 30 futbollistë, prej të cilëve 4 janë portierë, ndërsa me ekipin janë bashkuar edhe dy përforcimet e fundit Agim Ibraimi dhe Zeni Husmani.

Remzifaik Selmani nuk është pjesë e ekspeditës, pasi kryesia dhe lojtari kanë vendosur që 6 muajt e ardhshëm të huazohet te Llapi i Podujevës në Superligën e Kosovës, aty ku trajner ka strategun tetovar, Xhengis Rexhepi, njëherit ndihmës i seleksionuesit Igor Angellovski te përfaqësuesja e Maqedonisë.

Touchdown Antalya

Antalia 🇹🇷 do të jetë baza e kuqezinjëve në dy javët e ardhshme. Remzifaik Selmani nuk udhëton me ekipin pasi 6 muajt e ardhshëm huazohet te Llapi i Podujevës.Më shumë 👉 http://bit.ly/2sIVTwU

Публикувахте от KF Shkëndija в Вторник, 22 януари 2019 г.

Leave a Reply