Jasin Lama pjesë e turneut të fuqishëm ndërkombëtarë në boks ‘Stranxhata Kup’

Pas një kohe më të gjatë boksierët nga Maqedonia do të marrin pjesë në një ndër turnetë më të fuqishëm në Kontinentin e Vjetër, ‘Stranxhata Kup’ që mbahet në Bullgari. Maqedoninë në këtë turne ndërkombëtarë, i cili do të mbahet nga data 13 deri me 20 shkurt, do ta përfaqësojnë Jasin Lama dhe Goce Janevski.

Jasin Lama, ndryshe anëtarë i KB – Çair,  është një ndër boksierët më të mirë të vendit, një gjë që e dëshmoi edhe vitin që lamë pas, duke u shpallur si boksieri më i mirë, ndërkohë Janevski gjatë vitit 2017-të ishte shpallr si më i mirë në ligën rajonale në kategorinë deri 75 kg, teksa gjatë vitit 2016-të ai kishte fituar edhe ‘Gongun e Artë’ që për çdo vit mbahet në Shkup.

Vlen të theksohet se që të dy këta boksier, bashkë edhe me Lulzim Ismailin gjatë muajit mars të vitit 2018-të morrën pjesë edhe në Europianin e Boksit për U22.

Leave a Reply