Burhan Mustafa gjen skuadrën e tij të re, prezantohet sot

Portieri shkupjan, Burhan Mustafa shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re. Pasi gjatë ditës së djeshme u nda me Borecin, ai sot pritet të prezantohet te skuadra e Superligës së Kosovës, Ferizaji, që vetëm ditë më parë prezantoi trajnerin e saj të ri, Bylbyl Sokoli.

Siç mëson ‘infOSport.mk’, Mustafa me Ferizajin do të nënshkruajë kontratë për 6 muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ferizaji stinorin vjeshtorë në Superligën e Kosovës e mbylli në pozitën e parafundit me 15 pikë, ashtu që strategu Sokoli me futbollistët e tij do të kenë shumë punë për të siguruar mbijetesën.

Leave a Reply