Danimarka fiton Botërorin e hendbollit 2019

Përfaqësuesja e Danimarkës është fituese e Kampionatit Botëror të Hendbollit që u zhvillua këtë muaj, pasi në finale mundi Norvegjinë me rezultat 31:22. Më i miri në radhët e Danimarkës ishte Hansen me 8 gola të realizuara, ndërsa Svan dhe Lauge shënuan nga katër. Te norvegjezët shkëlqeu Jondal me 9 gola të shënuar. Kjo është hera e parë që Danimarka fiton Botërorin në hendboll.

Ndërkohë Vendi i tretë në këtë Botëror i takoi Francës, që fitoi gjatë ditës Gjermaninë me shifra të ngushta 26:25./SHENJA/

 

Leave a Reply