‘Torcida’ kërcënojnë ekstremistin serb, Sheshel…ja reagimi i tij (VIDEO)

Tifozët e klubit të basketbollit Novi Pazar, të njohur si ‘Torcida Sanxhak’ dhe ‘Ekstremi’, e kanë kërcënuar liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, shkruan ‘Kurir.rs’.

Tifozët e Novi Pazarit, në ndeshjen kundër skuadrës Sloboda nga qyteti serb, Titovo Uzice, kanë këndaur këngë, siç thuhet, skandaloze, me këtë tekst: “Dëshira ime e parë dhe e fundit është ta pres vojvodën Sheshelj”.

Ndërkohë, as Sheshelj nuk ka qëndruar indiferent. Ai, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Tëitter’ u është përgjigjur tifozëve me fjalët:

“Shkon Shesheli me dëshirën e mirë, para vetes pret ‘Torcidën’ dhe ekstremin”.

Ndeshja është përcjellë nga një varg skandalesh, ndërkohë që ajo edhe është ndërprerë, e pastaj nga tifozët është dëgjuar kënga ‘Të mos ishte Alija’.

Leave a Reply