Shkëndija mendon për të ardhmen, transferon sulmuesin e talentuar të Vardarit, Jakup Berisha

Atë që kishim paralajmëruar shumë ditë më parë, sot edhe u zyrtarizua nga ana e drejtuesve të Shkëndijës, të cilët para mediave prezantuan futbollistin e talentuar të Vardarit, Jakup Berisha.

Sulmuesi i talentuar shkupjan pranoi ofertën e drejtuesve të Shkëndijës, duke vendosur të braktis Vardarin, për tu lidhur me kontratë profesionale me skuadrën kampione të vendit.

Berisha pasi ka zyrtarizuar kalimin te Shkëndija e Tetovës, menjëherë ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me pjesën tjetër të ekipit ‘kuqezi’ për të vijuar fazën përgatitore.

Berisha është vetëm 18-vjeç, mirëpo ai tashmë pas vetes numëron edhe 9 ndeshje me ekipin e parë të Vardarit në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu luajti edhe në dy ndeshjet e këtij edicioni në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa kundër skuadrës së Pjunik Erevan nga Lituania.

Leave a Reply