UEFA e konfirmon miqësoren e Kosovës në muajin mars

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë me Danimarkën një ndeshje miqësore, para se ta nisë ciklin kualifikues për Euro 2020.

Konfirmimi i kësaj miqësoreje nuk është bërë ende nga federatat respektive, por ka qenë vetë UEFA ajo që ka njoftuar një gjë të tillë, duke e konfirmuar këtë miqësore në orarin zyrtar të ndeshjeve.

Miqësorja Kosovë – Danimarkë do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, katër ditë para ndeshjes së parë kualifikuese që “Dardanët” do ta luajnë kundër Bullgarisë në të njëjtin stadium.

Pa dyshim që danezët do të jenë rivalë tejet të fortë dhe përzgjedhësi Bernard Çallandes do të ketë mundësi të provojë më shumë futbollistë dhe kjo ndeshje do t’i shërbejë për ta përgatitur sa më mirë duelin me bullgarët.

Leave a Reply