Konfirmohen 10 ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës për vitin 2019-të

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë vitit 2019-të do të zhvillojë gjithsej 10 përballje. 8 prej tyre do të jenë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, ndërsa gjithashtu në këtë vit kalendarik do të zhvillojë edhe dy takime miqësore, përfshirë këtu edhe miqësoren e 21 marsit kundër Danimarkës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, si dhe atë të 10 tetorit kundër Gjibraltarit, po ashtu në Prishtinë.

Ndeshjen e parë kualifikuese, Kosova do ta zhvillojë kundër Bullgarisë me 25 mars në stadiumin e Prishtinës, ndërsa edhe ndeshjen e fundit të vitit aktual do ta mbyll në ‘Fadil Vokrri’ me super ndeshjen eliminatore kundër Anglisë.

Më poshtë mund të shihni orarin e ndeshjeve të Përfaqësueses kosovare për vitin kalendarik 2019-të.

Leave a Reply