Valdet Rama te Kukësi, zbulohet paga marramendëse e kosovarit!

Valdet Rama është zyrtarisht një futbollistë i ri i Kukësit. Mesfushori kosovar gjatë ditës së sotme firmosi kontratë 6 mujore me skuadrën kuksiane, e cila edhe këtë vit pretendon për titullin e kampionit në Superligën shqiptare.

Pa dyshim është ky një ndër emrat më të bujshëm në këtë merkato, ndërsa siç mëson “Panorama Sport”, Rama te Kukësi do të përfitojë 9 mijë euro në muaj, pa përfshirë këtu bonuset për gola dhe objektivat e klubit.

Ky është  afrimi më i kushtueshëm në gjithë historinë e klubit verilindor, për sa i përket pagës mujore.

Leave a Reply