Genç Kalemler mund kampionët e vjeshtës së Lindjes, Borecin

Skuadra e Genç Kalemler ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e parë të saj kontrolluese në kuadër të fazës së përgatitjeve, duke mundur Borecin me rezultatin 2:1. Në ndeshjen e zhvilluar në Veles skuadra nga Gostivari avansoi e para me golin e shënuar nga Ibrahim Jusufi. Ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Fillimisht Boreci me anë të Robert Kocev barazuan shifrat në 1:1, ndërkohë për fitoren e Genç Kalemler u përkujdes Emir Aliu.

Ndeshjen e rradhës miqësore skuadra e Genç Kalemler do ta zhvillojë me 8 shkurt kundër Bregallnicës në stadiumin ‘Biljanini Izvori’ në Ohër.

Leave a Reply