E bujshme, futbollisti i Feronikelit e ka rrogën më të madhe se presidenti i Kosovës

Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, janë rritur ndjeshëm rrogat që ofrojnë klubet kosovare për futbollistët e tyre.

Ekipi nga Drenasi, Feronikeli, trajner i së cilës është shkupjani, Zekirja Ramadani, është kampion sa u përket rrogave të futbollistëve.

Sipas mediave kosovare, futbollisti më i paguar në Superligë është Hamed Kone.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, që u transferua gjatë janarit te Feronikeli paguhet 3,500 euro bruto në muaj.

Kjo do të thotë se ka rrogën 627 euro më të madhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që paguhet 2,873 euro.

Leave a Reply