Orhan Ibishi vazhdon karrierën në elitën e futsalit kosovar

Orhan Ibishi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Futsal Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në elitën e futsalit kosovar, duke firmosur me ekipin e Besës nga Peja. Ai Futsal Shkupit iu bashkua gjysëmsezonin e dytë vitin e kaluar, kur edhe u bë pjesë e asaj gjeneratë të artë, me të cilët në fund u shpallën kampion të Maqedonisë.

Bashkë me ekipin “bardhekaltër” luajti edhe në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa falë paraqitjeve të mira me fanellën e kësaj skuadre ai arriti që të mbaj edhe shiritin e kapitenit te Futsal Shkupi.

Ndryshe te skuadra nga Çairi, Orhan Ibishi erdhi nga rradhët e Juventus Seravës, ndërkohë më herët në futsalin vendor kishte luajtur edhe me ekipin e Zhelezarecit.

Ai gjithashtu një kohë mbronte edhe ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj jashtë vendit, edhe atë te një ndër skuadrat më të njohura kosovare, Besa e Pejës.

Leave a Reply