Korea mendon për fitoren e Atl.Madridit ndaj Valencias (VIDEO)

Atletiko Madridi ka regjistruar edhe fitoren e 14-të këtë edicion në La Liga, pasi sonte si vendas ngadhnjeu ndaj Valencias në derbi ndeshjen e javës së 22-të.

Të besuarit e trajnerit Diego Simeone shënuan fitore minimale 1:0, por me shumë vlera, duke iu afruar në 9 pikë skuadrës lidere të Barcelonës, shkruan “infOSport.mk”.

Pas pjesës së parë pa gola, Angel Korea në minutën e 60-të shënoi një super gol, që në fund oli të jetë edhe vendimtarë në fitoren e jorganxhinjëve.

Me këtë fitore Atletiko Madridi tashmë numëron 49 pikë dhe qëndron fortë në pozitën e dytë, duke lënë pas vetes pikërisht kundërshtarin e sontëm Valencian që numëron 40 pikë.

Leave a Reply