Napoli nuk gabon ndaj Beneventos, sërish në krye të Serisë A (VIDEO)

Napoli këtë sezon nuk ka ndërmendë të gabojë, për të lëshuar terren Juventusit. Napolitanët fituan në transfertë Beneventon me rezultat 0:2, duke qëndruar kështu sërish në krye të kampionatit më të fortë italian, Seria A me 60 pikë, 1 më shumë se Juventusi që ndodhet e dyta.

Ata që menduan për fitoren e Napolit në përballjen ndaj Beneventos ishin Martins që realizoi në minutën e 20-të, ndërsa Hamshik shënoi golin e dytë në të 47-tën. Sa i përket shqiptarëve të Benvento Gjimshiti ishte titullar, ndërsa Memushaj u aktivizua në të 68-tën, duke zëvendësuar Djuriqin.

Leave a Reply