Xhoshua zyrtarizon kundërshtarin e tij të rradhës

Më 1 qershor, në “Medison Skuer Garden” do të organizohet meçi i peshave të rënda midis Entoni Xhoshua dhe Jarrel Miller, që premton një natë të paharruar boksi.

Njoftimi që Xhoshua të organizojë një meç më 13 prill në stadiumin “Uembli” është anuluar, shkaku i kohës së limituar dhe mungesës  së kundërshtarit.

Eddie Hearn ka qenë figura kryesore e këtyre negociatave, duke shikuar të gjitha mundësitë e mundshme për t’i organizuar një meç kampionit të tyre të unifikuar.

Jarrell Miller, i cili do të sfidojë Xhoshuan është 30 vjeçar, dhe i gjatë 193 centimetra.

Në karrierën e tij profesionale ai ka shënuar 24 paraqitje në ring, me 23 fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

Leave a Reply