Te Maqedonia U18 seleksionuesi Arsllani fton plotë 15 shqiptarë

Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë prej sot deri të enjten në Shkup do të zhvillojë një mini kamp stërvitorë, ku seleksionuesi Shkumbin Arsllani do të njihet me cilësitë e futbollistëve të grumbulluar, shkruan “infOSport.mk”. Nga gjithsej 37 futbollistët e grumbulluar, 15 prej tyre janë shqiptarë, përfshirë këtu edhe 5 futbollistët që luajnë jashtë Maqedonisë, si Besfort Arifi (Mastriht – Holandë), Benjamin Dalipi (Hrvatski Dragovoljac – Kroaci), Florian Ibraimi (Sent Gallen – Zvicër), Miran Saliji (Sent Gallen – Zvicër) dhe Enis Musai (Bazel – Zvicër).

Strategu kërçovarë ka planifikuar që të zhvillojë dy ndeshje me futbollistët që ndodhen në listën e të ftuarve, të cilën mund ta shihni më poshtë.

MAQEDONIA U18 – LISTA E FUTBOLLISTËVE
PORTIERË: Astri AMZAI (Shkëndija), Hristijan KITANOSKI (Vardari), Marko ALÇEVSKI (Ak.Pandev), Filip VANESKI (Nju Stars)
MBROJTJE: Ali ASANI (Vardari), Besfort ARIFI (Mastriht), Benjamin DALIPI (Hrvatski Dragovoljac), Altrim JAKUPI (Shkëndija), Fisnik MUSLIU (FC Shkupi), Florian IBRAIMI (St. Gallen), Filip KOSTOVSKI (Nju Stars), Aleksandar GJURKOVIQ (Vardari), Viktor KRSTEVSKI (Vardari), Gorazd STOJMENOV (Nju Stars), Martin MISERDOSKI (Rabotniçki), Spase TERZIEV (Ak. Pandev)
MESFUSHORË: Redon QAMILI (Shkëndija), Behar FETA (Nju Stars), Fiton ADEMI (Shkëndija), Fisnik SALIU (Vardari), Çlirim SELIMI (Shkëndija), Hamza RAMANI (fc Shkupi), Adas RAMADANI (Rabotniçki), Miran SALIJI (St. Gallen), Rushtu JONUZ (fc Shkupi), Leonid IGNJATOV (Vardari), Dimitar TODOROVSKI (Rabotniçki), Luka STANKOSKI (Rabotniçki), Ivan NIKOLOV (Ak. Pandev), Mario KOSTESKI (Rabotniçki), Mario ILIEVSKI (Vardari).
SULMUES: Azer OMERAGIQ (Vardari), Atom FAZLIU (Vardari), Enis MUSAI (Bazel), Jasin MUSHE (FC Shkupi), Leon BAFTIROVSKI (Vintertur), Metodi MAKSIMOV (Rabotniçki).
TRAJNER: Shkumbin ARSLLANI

 

Leave a Reply