Ajeti i jep krahë Bazelit, eliminojnë Sionin e Kasamit dhe Lenjanit 

Bazeli i Albian Ajetit dhe Taulant Xhakës është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, teksa sonte si mysafir pas kohës shtesë, me rezultatin 4:2 mundi Sionin e Pajtim Kasamit dhe Ermir Lenjanit, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka interesante në këtë ndeshje sa i përket kohës së rregullt që u mbyll me shifrat 2:2, ndodhi vetëm në 20 minutat e fundit, teksa ishte pikërisht reprezentuesi shqiptarë, Ermir Lenjani që asistoi në golin e parë të këtij takimi, të shënuar nga Morgado në minutën e 71-të.

Vetëm 8 minuta më pas Sioni me anë të Grgiç shënoi edhe golin e dytë, ndërsa në ato momente thuajse askush nuk mendonte se Bazeli do arrinte të reagonte dhe se brenda 11 minutave do të shënonte dy gola në rrjetën e vendasve.

Mirëpo ata që besuan ishin vetë futbollistët, të cilët u kthjellën dhe fillimisht me anë të sulmuesit shqiptarë, Albian Ajeti (u aktivizua në minutën e 32-të) ngushtuan epërsinë e Sionit në 2:1 në minutën e 82-të, teksa dy minuta para përfundimit të ndeshjes, Zufi nga penaltia barazoi shifrat në 2:2.

Kjo bëri që skuadrat të shkojnë në kohën shtesë, dy herë nga 15 minuta, aty ku Bazeli u tregua më konkret dhe arriti të realizojë dy herë me anë të sulmuesit Valentin Stoker (102’, 122’), transmeton “infOSport.mk”.

Në fund fitore 4:2 e Bazelit, që në këtë mënyrë bëhet skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Zvicrës.

Vlen të ceket se në këtë ndeshje përveç Albian Ajetit, te Bazeli luajti edhe Taulant Xhaka gjatë tërë 90-të minutave, ndërkohë për Sionin në fushë përveç Ermir Lenjanit ishin edhe Bastien Toma dhe strugani Pajtim Kasami. Një tjetër emër shqiptarë i kësaj përballje, ishte edhe Edon Zhegrova, talenti kosovar, i cili mbeti në bankinë gjatë gjithë kohës, duke mos marrë besimin e trajnerit të Bazelit.

Leave a Reply