Bllagoja Milevski rikthehet te Maqedonia U21

Bllagoja Milevski sërish do të ulet në stolin e përfaqësueses U21 të futbollit të Maqedonisë. Vendimi për emërimin e tij në krye të shpresave është marrë sot në mbledhjen e këshillit drejtues të FFM-së, me Milevskin i cili pas 9 muajve rikthehet të drejtojë shpresat e Maqedonisë.

Kujtojmë që Milevski para dy viteve bëri historinë më përfaqësusen U21, duke siguruar kualifikim për në kampionatin evropian për të rinj i cili u mbajt në Poloni. Duket se emërimi i Milevskit në krye të përfaqësueses U21 vjen në kohë të duhur, pasi në shator fillon cikli i ri kualifikues për në Evropianin e vitit 2021.

Leave a Reply