Infantino: Botëror me 48 skuadra, që ta kemi edhe Italinë

Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino ka “shigjetuar“ Italinë nga Roma, ku po organizohet një takim i qeverisë së futbollit dhe diskutohet tema të rëndësishme të sportit më popullor në botë.

Kunja e parë e Infantinos ndaj Italisë, ishte kur foli për idenë tij që të zgjerojë Kupën e Botës me 48 skuadra pjesëmarrëse, duke filluar nga Botërori i ardhshëm “Katar 2022”.

Ideja jonë është që duke filluar nga Botërori i Katarit, të marrin pjesë 48 skuadra, pasi duam që të jetë edhe Italia. Nëse me 32 nuk ia doli, me 48 është e sigurt që do të kualifikohet”, – tha me ironi Infantino.

Më pas kreu i FIFA-s foli edhe për gjendjen e stadiumeve në Itali, që duket se është një problem që vërtetë nuk po e lejon futbollin në vend që të rritet.

“Situata e stadiumeve këtu është katastrofike. Vetëm Udinese dhe Juventusi kanë stadium të mirë dhe në pronësi të tyre. Mund të them pa frikë, që Gaboni ka stadiume më të mira se Italia, pasi organizoi Kupën e Afrikës së fundi dhe i ka rikonstruktuar. Një stadium duhet parë si një investim, gjë që në Itali nuk po e bëjnë klubet”, tha Infantino në fjalën e tij.

Leave a Reply