“EURO 2020”, Slloveni-Maqedoni, mësoni më shumë rreth biletave

Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 24 mars në Lubljanë përballet me Slloveninë në ndeshjen e dytë të eliminatoreve për EURO 2020.

Njoftojmë gjithë tifozët e interesuar për të ndjekur këtë ndeshje në mbështetje të ekipit nacional të Maqedonisë se biletat janë lëshuar në shitje përmes partnerit zyrtar të Lidhjes së futbollit të Sllovenisë për shitje të biletave dhe të njejtat mund të blihen në mënyrë elektronike në linkun në vijim: https://www.eventim.si/en/tickets/slovenija-makedonija-ljubljana-stadion-stozice-514648/event.html

Vendasit kanë caktuar bloqet e stadiumit ‘Stozhice” (S30 dhe S31) për tifozët mysafirë dhe çmimi i biletave deri një ditë para ndeshjes (23 mars) kushton 15 euro, ndërsa në ditën e ndeshjes (24 mars) biletat do të shiten me çmim prej 20 eurove.

Leave a Reply