E bujshme, Paulo Dybala pranon ofertën e Romës

Paulo Dybala me shumë gjasa sezonin e ri do të veshë fanellën e Romës.

Marrëveshja është thuajse pranë finalizimit, derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për t’u qartësuar.

Roma i ka ofruar argjentinasit një pagë prej 7 milionë euro në sezon dhe duket se Dybala ka pranuar edhe për arsye të Murinjos.

Mediat italiane shkruajnë se Dybala i ka thënë “po” Romës në orët e vona të natës.

Nëse gjithçka shkon mirë nga detajet e fundit për t’u realizuar, Dybala do të kryej vizitat mjekësore të mërkurën në kryeqytetin italian.

Roma ka fituar konkurrencën e fortë të Interit dhe Napolit për shërbimet e sulmuesit argjentinas, i cili njeh mjaft mirë kampionatin italian.

28-vjeçari Dybala, i cili numëron plotë 12 tituj në Itali, edhe atë që të gjithë me Juventusin, në Serie A ka zhvilluar gjithsej 271 ndeshje, duke realizuar edhe 98 gola dhe 51 asistime.

Leave a Reply