Arifi: Ndaj Pelisterit mendojmë vetëm për 3 pikë

Një ndër ndeshjet më interesante të javës së 16-të në Ligën e Dytë – Perëndim do të zhvillohet në Gostivar, aty ku skuadra vendase me të njëjtin emër do të mirëpret Pelisterin, njofton “infOSport.mk”.

Gostivari stinorin pranveror e nisi me disfatë, ndërsa Pelisteri me fitore, ashtu që futbollistët e trajnerit Erxhan Menga takimin e sotëm e shohin si mundësi për tu rikthyer te fitorja.

“Pa dyshim se është ndeshje derbi. Pas asaj disfate me Teteksin, presim fitore në takimim e sotëm, për të cilin jemi përgatitur maksimalisht. Besojmë në forcat tona, ashtu që mendoj se 3 pikët kësaj rradhe do të ngelin në Gostivar” – u shpreh Fatmir Arifi në një prononcim për “infOSport.mk”.

Gostivari në këtë ndeshje do të jetë i dobësuar, pasi do të duhet të luaj pa dy futbollistët titullarë, Ylber Alili dhe Lavdrim Skenderi, teksa në anën tjetër për shkak të një lëndimi më serioz do të mungojë mbrojtësi, Bojan Iliovski.

Leave a Reply