Llapi dhe Rexhepi ndërprejnë bashkëpunimin

Llapi dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin parakohe. Edhe pse strategu tetovar kishte kontratë deri në fund të sezonit, me pëlqim të dyanshëm palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga klubi nga Podujeva, që do të udhëhiqet nga Tahir Batatina, që deri më tani luante rolin e drejtorit ekzekutiv.

“Klubi futbollistik ‘Llapi;’ njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi. Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirot e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. KF Llapi e falënderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë. Njëherazi  klubi njofton se nga dita e sotme kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina, i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën”, – njofton klubin nga Podujeva.

Rexhepi drejtimin e Llapit e morri në fund të muajit dhjetor, ndërsa nën drejtimin e tij skuadra nga Podujeva në 6 ndeshje regjistroi 4 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë, edhe atë ndaj Ferronikelit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.

Leave a Reply