Sileksi-Shkëndija, ndeshje që vë përballë sulmin më të mirë dhe më të dobët në ligë

Ndeshja e nesërme midis Sileksit dhe Shkëndijës në Kratovë do të vë përballë sulmin më të suksesshëm në këto 23 javë të kaluara në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, përballë sulmit më të dobët, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në 23 javë kampionat mund të lëvdërohet si skuadra me më shumë gola të shënuar, gjithsej 48, apo nga 2.08 gola për ndeshje, ndërkohë në anën tjetër Sileksi deri më tani në këtë edicion ka shënuar vetëm 16 gola, apo nga 0.7 gola për ndeshje.

Për më tepër Shkëndija vetëm në dy ndeshjet e këtij edicioni ka shënuar plotë 7 gola ndaj Sileksit, që në anën tjetër vetëm njëherë kishte shënuar ndaj Shkëndijës, edhe atë në ndeshjen e parë të tyre të këtij sezoni të zhvilluar në Kratovë, kur “kuqezinjtë” nga Tetova ishin larguar me fitoren 2:1, me një gol të shënuar nga ana e Ibraimit vetëm në minutat shtesë të takimit.

Leave a Reply