Broja: Kishim shumë raste, por na mungoj fati (VIDEO)

Shkupi u ndal sërish në Çair, duke u mundur nga Makedonija Gjorçe Petrovi me golin e vetëm të Bozhinovskit në minutat e fundit të ndeshjes. Skuadra nga Çairi ishte më kërkues të golit, e sidomos në pjesën e dytë, por si duket fati nuk ishte në anën e tyre, pasi nuk arritën të finalizojnë në rrjetën e kundërshtarëve, me çka u ndëshkuan në fund.

“Ishte një ndeshje e vështirë në një fushë tepër të vështirë, mendoj që na mungoj fati. Kishim disa raste për shënim, që nuk arritëm që t’i shfrytëzojmë dhe pastaj e pësuam në fund të ndeshjes. E dhamë maksimumin, por ndoshta nuk ishte dita jonë më e mirë sot, por ky është futbolli, do të vazhdojmë tani të mendojmë për ndeshjen me Bellasicën dhe shpresojë të iu rikthehemi rezultateve pozitive”, ka thënë Rron Broja pas ndeshjes.

Për Shkupin kjo ishte disfata e dytë në gjysmësezonin pranveror, pas asaj me Vardarin që e pësoi në xhiron e kaluar. /InfOSport.mk

Mesfushori i FC Shkupit, Rron Broja flet pas ndeshjes me Makedonija Gjorçe Petrovin

Публикувахте от Tv Shenja в Четвъртък, 28 март 2019 г.

Leave a Reply