Për titullin kampion të Futsal Shkupit shkruajnë edhe mediat e huaja, por jo edhe ato maqedonase

Futsal Shkupi javën e shkuar edhe zyrtarisht u shpall kampion i Maqedonisë për sezonin 2018/2019, ndërsa një gjë të tillë skuadra nga Çairi bëri me stil, pasi titullin e festoi pikërisht në parketin e rivalit kryesor, Velesit, ndaj së cilës skuadër regjistroi edhe fitoren e 3-të nga gjithsej 4 të zhvilluara mes tyre, njofton “infOSport.mk”.

Të shtunën në palestrën “Gemixhi” në Veles, ekipi i Futsal Shkupit shënoi fitore 4:3, duke arritur kështu edhe fitoren e 22-të nga gjithsej 23 në kampionat.


Lexo gjithashtu: 

Futsal Shkupi edhe zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut (VIDEO)


Vërtetë shifra impresionuese këto, që meritojnë respekt, por njëkohësisht edhe hapësirë mediale, qoftë nga mediat shqiptare në vend, po ashtu edhe nga ato maqedonase.

Mirëpo një gjë e tillë nga mediat vendore mungoi, ndërsa mungesën e tyre e plotësuan mediat e huaja të specializuara për lojën e futsalit.

Një ndër ta ishte edhe portugezja, “zonatecnicafutsal.com”, që sot i kishte dhënë hapësirë skuadrës së Futsal Shkupit, duke paralajmëruar se skuadra nga Çairi këtë vit do të përfaqësojë Maqedoninë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian.

Një tjetër urim për “bardhekaltërit” nga Çairi erdhi edhe nga “futsalplanet.com”, që një gjë të tillë kishte bërë përmes faqes së saj zyrtare në “facebook”.

Leave a Reply