Disfata e parë për Zidane dhe e 9-të për Realin këtë edicion në La Liga (VIDEO)

Zidan ka duruar vetëm dy ndeshje në krye të Realit të Madridit pa disfatë, pasi të mërkurën në mbrëmje skuadra e tij u mund në transfertën në “Mestalja” nga Valencia, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo disfata e parë për strategun e ri të vjetër të Realit të Madridit, skuadër kjo që në fund pësoi disfatë 2:1.

Ndryshe ishte kjo disfata e 9-të sezonale për Realin e Madridit, që mbetet në pozitën e 3-të me 57 pikë, apo 13 më pak se skuadra lidere e Barcelonës.

Valencia në këtë ndeshje realizoi nga një gol në secilën pjesë, me Goncalo Guedes, i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 35-të, ndërsa golin e dytë dhe të qetësisë e realizoi Ezekuel Garaj në minutën e 83-të, kur me kokë arriti që të mposhtë portierin Navas, transmeton “infOSport.mk”.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje, pasi në minutën e 94-të, Karim Benzema shënoi golin e nderit për “madrilenët”, që në fund vlen vetëm për statistikë, dhe që ngrit numrin e golave të shënuar nga ana e sulmuesit francez në La Liga, në 15 gola.

Leave a Reply