Murinjo mendon rikthimin në “Serie A”, por jo te Interi!

Strategu portugez, Hoze Murinjo edhe pse aktualisht është i papunë, ai asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer prej sezonit të ardhshëm në drejtimin e një skuadre të madhe europiane.

Emri i tij është lidhur me dy skuadrat gjigande në Francë, Paris Sen Zhermen dhe Lion, ndërsa së fundmi në lojë duket se ka hyrë edhe skuadra italiane e Romës, duke qenë se “verdhekuqtë” e kanë vendosur se në fundin e sezonit do të ndahen nga Klaudio Ranieri, trajneri i përkohshëm që zëvendësoi javë më parë Euzebio Di Françeskon e shkarkuar.

Ndërkaq, Italia mbetet një vend i preferuar i Murinjos për të trajnuar duke kujtuar eksperiencën fantastike me Interin.

Leave a Reply