Prishtina dhe Struga Trim Lum caktojnë një miqësore në Mavrovë

Skuadra e njohur kosovare e FC Prishtinës prej dje është vendosur në Mavrovë, aty ku do të qëndrojë deri me datë 25 korrik, për të kryer fazën kryesore të përgatitjeve në prag të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi “bardhekaltër” që sivjet e feston 100-vjetorin e themelimit si klub, stërvitjet për edicionin e ri i ka nisur në Prishtinë më 27 qershor, edhe atë nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi, i cili në Mavrovë ka paraparë të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore.

Siç mëson “infOSport.mk”, kundërshtarë i parë i Prishtinës do të jetë Struga Trim Lum, ndeshje kjo që në program do të jetë të enjten (14 korrik) me fillim në ora 17:30.

Interesant është fakti se në këtë përballje do kemi dy futbollistë që do luajnë tashmë kundër ish skuadrave të tyre. Në taborin e Prishtinës, do të jetë Besir Ramadani, i cili gjatë këtij edicioni vendosi ti bashkohet skuadrës së Munishit, ndërsa në anën tjetër te Struga Trim Lum, do të paraqitet Enis Gavazaj, që më parë kishte mbrojtur ngjyrat e Prishtinës. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply