LPFM – java 28, vëmendja te përballjet mes skuadrave shkupjano-tetovare

Sot në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së 28-të, ndërsa e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në përballjet midis skuadrave shkupjano-tetovare, njofton “infOSport.mk”.

Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit, Vardari do të mirëpret kampionët në fuqi të Shkëndijës, ndërkohë në Tetovë, Renova do të jetë nikoqir i Rabotniçkit.

Ndeshjet mes këtyre skuadrave në fjalë çdoherë kanë sjellë futboll të bukur, cilësor dhe të paparashikueshë, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe sot.

FC Shkupi në Çair përballë Sileksit do të tentojë ti jap fund serisë prej 5 ndeshjeve pa fitore, disa kilometra më larg kryeqendrës sonë, në lagjen e Gjorçe Petrovit, mejdanin do të ndajnë dy skuadrat finaliste të këtij edicioni, Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandev, ndërkohë në stadiumin “Mladost” në Strumicë, do të zhvillohet përballja mes dy skuadrave të fundit në renditje, Bellasicës dhe Pobedës.

Të gjitha ndeshjet e sotme startojnë në ora 16:00.

LPFM – Java 28

Vardari 16:00 Shkëndija
Renova 16:00 Rabotniçki
FC Shkupi 16:00 Sileksi
Makedonija GJ.P 16:00 Ak. Pandev
Bellasica 16:00 Pobeda

Leave a Reply