Shkëndija fiton, titulli shumë pranë (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka shënuar edhe fitoren e 20-të sezonale, duke ecur me hapa të sigurtë drejt titullit të dytë rresht kampion dhe të tretit në histori, njofton “infOSport.mk”. Skuadra tetovare në ndeshjen e javës së 29-të mundi Makedonija GJ.P me rezultatin 4:2, fitore kjo e 10-ta me rradhë në 13 ndeshjet e fundit ndaj skuadrës nga Gjorçe Petrovi.

Trajneri Qatip Osmani vendosi që sulmin t’ia besojë Marjan Radeskit, dhe nuk gaboi, pasi i njëjti ishte superior në 30 minutat e para të takimit, kur edhe shënoi dy golat e parë për Shkëndijën.

Marjan Radeski kalon në avantazh Shkëndijën

Marjan Radeski kalon në avantazh ShkëndijënSHKENDIJA – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(M. Radeski 8')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 април 2019 г.

Golin e parë sulmuesi me origjinë nga Prilepi e realizoi në minutën e 8-të, kur me kokë nga afërsia shënoi në rrjetën e Marko Jovanovskit, ndërsa sërish me kokë, por kësaj rradhe nga një distancë paksa më e largët Radeski shënoi edhe në minutën e 30-të.

Radeski dyfishon rezultatin ndaj Makedonija GJ.P

Radeski dyfishon rezultatin ndaj Makedonija GJ.PSHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P 2:0(M. Radeski 30')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 април 2019 г.

Këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi në minutën e 40-të pas një super aksioni të gjatë, Omar Imeri shënoi edhe për 3:0.

Super aksion i "kuqezinjëve" dhe Omar Imeri shënon për 3:0

Super aksion i "kuqezinjëve" dhe Omar Imeri shënon për 3:0SHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P 3:0(O. Imeri 40')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 април 2019 г.

Pas një kundërzbritje të shpejtë, Dejan Tanturovski në minutën e 59-të ngushtoi epërsinë e Shkëndijës në 3:1, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, braziliani Gama për shkak të kartonit të dytë të verdhë duheshe që të lëshojë fushën.

Makedonija GJ.P ngushton epërsinë e Shkëndijës

Makedonija GJ.P ngushton epërsinë e ShkëndijësSHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P 3:1(D. Tanturovski 59')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 април 2019 г.

Kjo bëri që Shkëndija në minutën e 87-të me anë të Visar Musliut të shënojë edhe golin e katërt, ku sërish në rolin e asistuesit doli të jetë Agim Ibraimi, si në rastin e shënimit të golit të parë të Radeskit.

Visar Musliu shënon sërish, kësaj rradhe ndaj Makedonija GJ.P

Visar Musliu shënon sërish, kësaj rradhe ndaj Makedonija GJ.PSHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P 4:1(V. Musliu 87')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 април 2019 г.

Krejt fare në fund Makedonija GJ.P shënoi edhe golin e dytë, që ishte pjesë e brazilianit Paulo Eduardo Karvaljo në minutën e 90-të.

Mbyllet ndeshja në Tetovë, plotë 6 gola

Mbyllet ndeshja në Tetovë, plotë 6 gola SHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P. 4:2(P. Karvaljo 90')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 април 2019 г.

Shkëndija pas 29 javëve numëron 66 pikë, 12 më shumë se Vardari që mban pozitën e dytë, ndërkohë Makedonija GJ.P me 35 pikë mbetet në pozitën e 7-të.

Leave a Reply