Murati i Shkëndijës shënon për Shqipërinë, Feta i Nju Star për Maqedoninë, në fund barazim 2:2

18-vjeçarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë me barazim kanë mbyllur takimin e tyre të parë nga gjithsej dy, që po zhvillohen në Librazhd, njofton “infOSport.mk”.

2:2 ishte barazimi i këtij takimi, në të cilin tek të dyja kombëtaret dolën të jenë protagonistë futbollistë shqiptarë nga vendi ynë.

Ishte pikërisht Neshat Murati i Shkëndijës që shënoi golin e parë në këtë ndeshje, duke kaluar në epërsi Shqipërinë. Goli i tij ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në minutën e 70-të, shkupjani Behar Feta shënoi për Maqedoninë, duke barazuar shifrat në 1:1.

Mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i “kuqezinjëve” të Nevil Dedes, të cilët falë golit të shënuar nga Henri Sulovari në minutën e 75-të, edhe për herë të dytë kaluan në avantazh në këtë ndeshje, mirëpo që nuk arritën ta ruajnë deri në fund të takimit, pasi Metodi Maksimov në minutën e 80-të shënuan edhe golin e dytë ne rrjetën “kuqezi”.

Ditën e enjte në program është edhe ndeshja e dytë miqësore  mes këtyre dy kombëtareve, e cila do të zhvillohet me fillim në ora 13:00 sërish në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhit.

Leave a Reply